Fier, sekuestrohen 1.5 mln euro pasuri me burim kriminal
Një pasuri me vlerë 1.5 milionë euro është vendosur në sekuestro nga policia e Fierit në kuadër të një hetimi disamujor të prokurorisë së këtij qyteti.
Në kuadër të operacionit të koduar “Kuadrati” u vunë në sekuestro dy apartamente, një restorant të vendosura në Vlorë dhe Pogradec dhe një automjet luksoz në emër të 49-vjeçares Rudina Hitaj.
Vendimi për ekzekutimin e sekuestros preventive për këto 4 pasuri me vlerë 1.5 milionë euro u mor më 26 nëntor nga Gjykata e Fierit pasi organi akuzës ngriti dyshime se ato ishin krijuar nga veprimtaria kriminale.
Konkretisht shumat e konfiskuara dyshohet se kanë origjinë veprimtarinë kriminale të ish-bashkëshortit të 49-vjeçares , Shaban Zenaj.
Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë, në vitin 2015 ai u arrestua nga policia shqiptare në Vlorë dhe u ekstradua në Itali ku dhe po vuan dënimin me 14 vite burg për trafik të lëndëve narkotike .
Zenaj është edhe subjekt i operacionit forca e ligjit pasi në muajin qershor atij iu dërgua formulari vetëdeklarimit të pasurisë. Ndërkaq, po në kuadër të këtij operacioni vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që rezultojnë në emër të Shaban Zenajt apo personave të afërm me të.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat