FOTO/ Urbani përplaset me kamionin, detaje nga aksidenti në Maliq  

12 Maj 2023 | 14:03

Euroneës Albania, ka siguruar videon e aksidentit në afërsi të fshatit Vloçisht, të Maliqit, paraditen e kësaj të premteje.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Gryka e Pocestës” në afërsi të një pike karburanti.

Ne aksident janë përfshirë një autobus i linjave ndërkombëtare, një autobot karburanti dhe një automjet i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Sipas policisë, mjeti autobot ka dalë nga pika e karburantit për në rrugën nacionale kur është goditur nga autobusi i linjave ndërkombëtare i cili po udhëtonte nga Korça ne drejtim te Tiranës.

Pamje nga aksidenti

Pas përplasjes me autoboti e karburantit drejtuesi i autobusit duke manovruar ka goditur edhe një mjet tjetër të parkuar në të djathtë të rrugës nacionale dhe me pas me murin mbrojtës të këtij aksi.

Nga goditja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i autobusit dhe për fatin e mirë nuk ka pasur asnjë pasagjer të lënduar.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit  zjarrfikëse për të bere te mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit i cili ndodhet në spitalin e Korçës në gjendjen të rëndë.

Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026