Raketa në Zaporizhia, Kievi shtyn kundërofensivën në pritje të armëve
Tingujt e sirenave të sistemeve antiajrore u dëgjuan në Zaporizhia. Autoritetet ukrainase thanë se trupat ruse kishin sulmuar rajonin 70 herë në 24 orë.
Të paktën 8 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e bombardimeve që nuk kanë kursyer as godinat e banuara.
Megjithatë, Ministria ruse e Mbrojtjes ka mohuar zërat për luftime aktive në Zaporizhia dhe Kherson, pas pretendimeve për avancimin e trupave ukrainase në disa pika përgjatë frontit.
Moska insiston se ka zmbrapsur sulme të shumta ukrainase në drejtim të Donjeckut. Kjo, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se kundërofensiva e pranverës do të presë mbërritjen e armëve të reja.
Por kryediplomati i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se Evropa është e angazhuar për të dërguar më shumë armë në Ukrainë.
Edhe Zvicra, që e ka debatuar dërgimin e armëve, tani është shprehur e hapur për lehtësimin e ligjeve të neutralitetit. Këshilli zviceran i Sigurisë ka caktuar rrugën e eksportit të armëve.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur premtimin e Afrikës së Jugut për të hetuar dyshimet për dërgimin e armëve në Rusi.
Ambasadori amerikan në Johanesburg ka akuzuar vendin se po furnizon Moskën me armë, pavarësisht neutralitetit të deklaruar lidhur me konfliktin në Ukrainë.
Presidenti afrikano-jugor ka deklaruar se ka mbetur i zhgënjyer nga qasja e Uashingtonit dhe ka kërkuar prova për pretendimet e bëra.
LEXONI GJITHASHTU:
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
- 22:05 Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
- 21:58 Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 21:40 Mamdan i bën thirrje SHBA-së të zbatojë urdhër-arrestin mbi Netanyahun
- 21:19 Arrestohet në Bosnje luftëtari pro-rus, i akuzuar për tre vepra penale
- 21:00 Avioni i cili ndryshoi rregullat e sigurisë së linjave ajrore. Gjenden pas 72 vitesh mbetjet e Clipper Endeavor
- 20:54 VIDEO/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura