Gazetari: Nëse Beleri nuk lirohet, qytetarët bojkotojnë zgjedhjet

12 Maj 2023 | 19:25

Gazetari Stavri Marko tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse Fredi Beleri nuk lirohet, votuesit do të bojkotojnë zgjedhjet të dielën.

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit është arrestuar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri. Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhje kryer në bashkëpunim.

“Kam përshtypjen që këtu luhet një skenar që nuk ka vetëm për qëllim të djegë kandidaturën e Belerit, por të ushtrojë terror ndaj votuesve të tij. Për mendimin tim, nëse Beleri nuk do të jetë i lirë këto 2-3 ditët e fundit, nuk do të ushtrojë funksionin e tij si kandidat potencial për bashkinë e Himarës atëherë vendimi mund të jetë edhe më ekstrem dhe mund ta bojkotojnë procesin zgjedhor,” – u shpreh Marko.

Sipas gazetarit, të bojkotohet një proces zgjedhor dhe për herë të dytë bashkia e Himarës të konkurrojë me një kandidat të vetëm, përbën një problem madhor që kalon dhe kufirin e Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023