Historiania për Belerin: Ka punuar kundër Shqipërisë, s’duhet të ishte kandidat

12 Maj 2023 | 15:22

“Fredi Beleri nuk duhet të ishte fare kandidat”, kështu tha Historiania Eleni Kocaqi e ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit dy ditë para zgjedhjeve të kandidatit të koalicionit “Bashkë fitojmë” për Himarën.

Ajo shtoi më tej se kandidati Beleri ka pasur edhe akuza të mëparshme në drejtim të tij dhe sipas saj për të tillë individ të cilët kanë punuar kundër Shqipërisë, duhet të ekzistojë një ligj i veçantë i cili i ndalon të zgjidhen përjetësisht në pozicione politike.

“Në fakt kandidati nuk duhet të ishte fare kandidat nëse në Shqipëri do kishim një shtet ligjor dhe një politik majtas dhe djathtas të përgjegjshme, për arsye se ai ka qenë i akuzuar më parë për disa vepra të tjera.

Shteti shqiptar duhet të kishte një legjislacion të posaçëm për të gjithë personat që kanë punuar kundër Shqipërisë dhe kanë bërë vepra penale, nuk duhet të zgjidhen përjetësisht në një pozicion politik. Kandidatë si zoti Beleri kanë përfituar nga anarkia në politikën shqiptare”,-tha Eleni Kocaqi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024