Masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

12 Maj 2023 | 22:29

Mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore.

Nën masa të larta sigurie, kamionët e ushtrisë kanë sjellë pranë KZAZ-ve të bashkisë edhe pjesën e fundit të materialeve zgjedhore.

Fillimisht ato kanë mbërritur në KZAZ-në më të madhe që ka bashkia e Durrësit, në KZAZ-në nr.21 pranë pallatit të sportit.

Bashkia e Durrësit ka 4 zona të administrimit zgjedhor, komisionet e të cilëve do të jenë të vendosura në të njëjtat ambiente si në proceset e mëparshme zgjedhore.

KZAZ-ja nr. 21 është e vendosur te pallati i sportit “Ramazan Njala”, ajo nr.22 te palestra e shkollës 9-vjeçare “Marie Kaçulini”, KZAZ-ja nr.23 te shkolla “Jan Kukuzeli” dhe

KZAZ-ja nr.24 te palestra e gjimnazit “Leonik Tomeo”.

Gjatë së shtunës, në ditën e heshtjes zgjedhore, materialet do të shpërndahen në të gjitha qendrat e votimit, të vendosura kryesisht në ambiente publike, po nuk mungojnë dhe ato private, për t’i hapur rrugë procesit të votimit gjatë së dielës.

Materialet zgjedhore mësohet se kanë mbërritur dhe në KZAZ-në e Shijakut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026