Oliver Spasovski zgjidhet kryeministër teknik i RMV-së
Kryesia qendrore e LSDM-së zgjodhi ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, si kryeministër teknik të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Kryesia ishte unanime në vendim edhe pse në garë ishte po ashtu ministrja aktuale e Punëve Sociale, Milla Carovska.
Oliver Spasovski do të jetë kryeministër në qeverinë teknike nga 3 janari i vitit 2020 deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 12 prillit.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Carovska do të jetë zëvendëskryeministre për Çështjet Ekonomike. Postet e Spasovskit dhe Carovskës do t’i marrë opozita maqedonase VMRO DPMNE.
Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së deklaroi pas kryesisë se këto përzgjedhje tregojnë seriozitetin e partisë së tij.
I pyetur përse opozita shqiptare nuk ka asnjë mandat në qeverinë teknike, Zaev tha se kështu ishte bërë marrëveshja e Përzhinos, që postet të ndahen mes pushtetit dhe partisë më të madhe opozitare, që në këtë rast është VMRO DPMNE.
“Duhet të keni parasysh se Zoran Zaev dhe partia e tij ishin djersitur shumë për ta fituar atë qeveri teknike. U zbatua gjatë zgjedhjeve të vitit 2016 dhe vazhdoi të zbatohet e më tej nga vullneti jonë I mirë për ta bërë opozitën faktor konstruktiv. Opozita lirisht mund të bisedojë me partitë shqiptare. Është e drejta e saj se si do t’i ndajë postet”, deklaroi Zaev.
Kryeministri foli edhe për ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë njësi siç është aktualisht, në një njësi të vetme. Ai insiston që deri 60 ditë para zgjedhjeve ka mundësi për marrëveshje politike për të kaluar ndryshimet e nevojshme në Parlament.
Qeveria teknike në RMV, marrëveshje midis Zaev dhe Mickovksi
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim