Fruthi po rimëkëmbet, OBSH: Identifikohen 1905 raste në 3 muajt e parë në Europë
Fruthi rrezikon të përhapet me ritme të shpejta në Europë.
Shqetësimi është ngritur nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas ekspertëve, pandemia e COVID-19 zbehu besimin e njerëzve në rëndësinë e vaksinave që kryhen gjatë fëmijërisë duke bërë që sëmundje si fruthi të fitojnë sërish terren.
Të dhënat zyrtare të OBSH bëjnë me dije se vetëm në 3 muajt e parë të vitit 2023, në Europë janë identifikuar 1905 raste të reja, shifër kjo disa herë më e lartë se ajo e vitit 2021, ku numërohen në total vetëm 162 të infektuar.
Sa i takon shpërndarjes së rasteve, shohim se në krye të 10 vendeve me përhapjen më të madhe të sëmundjes është Rusia.
Edhe në Shqipëri rastet me fruth kanë ardhur në rritje vitet e fundit.
Ekspertët fajësojnë mosaplikimin e vaksinës kundër fruthit tek fëmijët në moshën 1-vjeçare.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, vaksinimi i fëmijëve kundër fruthit ka rënë nën 89%.
Vaksina kundër fruthit kryhet me dy doza, në moshën një dhe pesë vjeç, por prindërit shtyjnë në kohë injektimin e saj për shkak të frikës nga autizmi.
Specialistët e Shëndetit Publik thonë se vaksina nuk shkakton autizëm dhe apelojnë për kryerjen e saj.
Sipas specialistëve fruthi është gjashtë herë më infektues sesa gripi dhe një në pesë persona që preken prej tij mund të zhvillojnë komplikacione si infeksione të veshit, pneumoni e deri encefalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet
Protestat qytetare në Tiranë, reagojnë organizatorët për incidentin me flamurin e Izraelit: Mes nesh ka të infiltruar
Protesta qytetare në Tiranë, policia procedon 9 persona
- 08:33 Egjipti përmbys Zelandën e Re, merr fitoren e parë në Kupën Botës
- 08:27 Një mosmarrëveshje që kërcënon të ndajë Ukrainën dhe Poloninë
- 08:26 Mijëra punonjës të transmetuesit publik çek në grevë kundër planeve të qeverisë për ndryshimin e financimit
- 08:24 Sekuestrohet 2.7 ton kokainë në Australi, të fshehura në bunkerë nëntokësorë! Kapja më e madhe në historinë e vendit
- 08:21 Belgjika nuk e thyen dot Iranin, me 10 lojtarë edhe në ndeshjen e dytë
- 08:18 26 metra dhe 70 tonë, Argjentina inauguron statujën më të madhe në botë për Lionel Messin