“Më morën zvarrë 3 veta “, flet për Euronews komisioneri i dhunuar në Fushë-Krujë
Ilir Hyka, komisioner i koalicionit Bashkë Fitojmë në qendrën e votimit ‘1302-1’ në Fushë-Krujë është dhunuar ditën e sotme nga disa persona.
Në një intervistë për mikrofonin e Euronews Albania ai tregoi se si ndodhi ngjarja ndërsa shtoi se tre persona të cilët i njihte kanë ardhur e kanë kapur nga karrigia ku po qëndronte si komisioner dhe e nxorën me forcë jashtë.
Ai shtoi se policia ka identifikuar njërin prej tyre.
“Në një moment kishte shumë votues, dhe ishte e pamundur që të votonim. U çova nga karrigia dhe u bëra thirrje të gjithëve që të mbanin radhën e të votonin sipas rregullave. Jashtë shikoj një çift të moshuarish dhe u kërkoj atyre që të votojnë të moshuarit. Në atë moment unë ulem në karrigen time. Disa persona vijnë me kapin nga karrigia dhe filluan duke më thënë se kush je ti që merr njerëz nga jashtë dhe fut njerëz brenda. Unë ju thashë se jam komisioner. I njoh personat që më dhunuan. Policia ka identifikuar njërin nga të tre.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump