Berisha s’pranon humbjen në Kamzë/ Bushati: Gënjeu votuesit se do fitonin
Analisti Andi Bushati tha se rezultatet e zgjedhjeve kanë qenë të vendosura që më parë. I ftuar në Euronews Albania ai tha se Berisha nuk i pranon rezultatet e votimit elektronik, pasi gjatë gjithë fushatës, u tregonte votuesve se ishte i sigurt për fitoren. Ndaj tani ai gjen një shkak përtë thënë se votimi ishte i manipuluar.
“Mua më vijnë në mendje dy gjëra. Sali Berisha në ‘96 bëri masakër zgjedhore, i la socialistët me 10 deputet, kur erdhën zgjedhjet nuk vodhi më i fitoi pa problem. Sepse kur ti mbyll ingranazhet s’ke nevojë të vjedhësh.
Rasti i dytë që më kujton është se kur erdhi PS në pushtet u bën disa zgjedhje të pjeshme në Peshkopi dhe u çuditëm si u rikthyen 5000 vota. Pas 6 muajsh dolën disa përgjime, që një makineri e tërë shtetërore kishte future polici, para banda dhe kriminelpër të blerë vota. Pse mos ta besoj se kjo nuk ëhstë realizuar sot në Kamzë.
Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë gënjyer në mënyrë të paturpshme njerëzit e tyre duke bindur njerëzit se do fitonin. Unë i thash se do dilte më dobët edhe se Basha. Rezultatet shkruhen përpara në tavolinë e më pas gjithë sistemi, kur duhet KAS-I e bën KAS-I kur duhet Kolegji Zgjedhor e bën ai. Kjo nuk ëhstë çshtje elektronike, por është çështje ke a s’ke vullnet për të vjedhur”,-tha Andi Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)