Zbulohet sa vota kanë marrë Veliaj dhe Këlliçi në qendrën ku votoi Edi Rama

15 Maj 2023 | 03:54

116 nga 941 qendra votimi janë numëruar deri në këto momente në Tiranë. Beteja duket se po zhvillohet vetëm mes Erion Veliajt dhe Belind Këlliçit, ku sipas KQZ-së, Veliaj është në epërsi të dukshme.

Nga votat deri tani 18.346 janë për kandidatin e socialistëve dhe kryebashkiakun aktual, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka grumbulluar 11.033 vota.

Ndërkaq, Kelvin Skrela, kryetar i KZAZ-së nr 30, në shkollën “1 Maji” tregoi në një intervistë për Euronews Albania rezultatin e votimeve në qendrën ku ka votuar kryeministri Rama në Surrel, aty ku dhe ka përfunduar procesi i numërimit.

Në atë qendër Veliaj ka marrë 350 vota, ndërsa Këlliçi 60.

Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026