Gjici merr mandatin e dytë në Kukës: Votuan punën, ja projektet që do nisin

15 Maj 2023 | 20:37

Safet Gjici është rikonfirmuar në mandatin e dytë si kryebashkiak i Kukësit. Partia Socialiste triumfoi sërish duke i dhënë kandidatit të saj edhe një 4-vjeçar në pushtet.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se e priste këtë rezultat sepse që në mandatin e parë kanë punuar dhe kanë dhënë provat për të fituar besimin e qytetarëve.

“Kuksianët kanë votuar punën dhe presin më shumë për ta zhvilluar Kukësin më shumë në çdo cep të territorit të vet. Dy projektet që do të nisim menjëherë punën janë dy projekte që gjatë gjithë kohës së fushatës i kam premtuar njësive kryesore të Kukësit, duke filluar me rrugën e Topojanit dhe rrugën që lidh tre njësitë administrative,” – u shpreh Gjici.

Gjici fitoi me 9.519 vota, pasuar nga Admir Sinamati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 8.151 vota dhe në fund ishte Abedin Oruçi nga Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë me 1.798 vota.

Për të ndjekur rezultatin në kohë reale klikoni këtu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026