Çfarë ndodhi në Kurbin? Gazetari Ferhati tregon pse u shtuan forcat e policisë
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ishte në Laç, aty ku u raportua për incidente.
Ai tregoi se në KZAZ-në nr.15 ka përfunduar procesi i numërimit, ku Majlinda Cara ka fituar përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Behar Haxhiu, me një diferencë të ngushtë votash.
Pikërisht pranë kësaj KZAZ-je ishin mbledhur mbështetës të dy kampeve politike, gjë që kishte tensionuar situatën.
“Për këtë arsye janë shtuar masat e sigurisë duke sjellë shërbime shtesë të policisë, por nuk është se ka pasur incidente. Ka pasur festime më pas. Megjithëse u morën masa nga policia, simpatizantët nuk është se kanë arritur të konfliktohen apo të ketë përplasje fizike mes tyre,” – u shpreh Ferhati.
Gazetari theksoi se prania e policisë ka ardhur prej garës së ngushtë dhe numrit të lartë simpatizantëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania