“Isha kundër kandidimit të Belerit në Himarë”, Baçi: Nuk kam ndonjë simpati për të

16 Maj 2023 | 16:19

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha në një intervistë për Euronews Albania se ka qenë kundër kandidimit të Fredi Belerit në Himarë dhe ka dashur një kandidat nga Partia Demokratike.

Ai tha se nuk ka ndonjë simpati për të, por arrestimi në prag të zgjedhjeve duket i inskenuar.

“Nuk kam qenë dakord që Beleri të ishte kandidat në Himarë. Do të doja të ishte një kandidat i Partisë Demokratike. Ky është një mendimi im personal dhe nuk kam as ndonjë simpati për Belerin, por duke parë veprimet që janë kryer më duhet të pozicionohem dhe të them të vërtetën. Është e dukshme, nëse Rama do të kishte pranuar, nuk do të kishte folur, do të kishte mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë kryeministri, por një kryeministër që del në media dhe thotë që unë do të merrem personalisht me të gjithë ata që duan të vënë Belerin aty, absolutisht është e inskenuar.

Po flsim për një njeri që e ka problem dukjen e asaj që do të bëjë. Ai do që ta dinë njerëzit, që ai e bën një gjë të tillë, që nuk ka frikë fare nga askush dhe deliri i madhështisë që ka Rama tashmë është i ditur, Rama nuk do t’ia di,” – u shpreh Baçi.

Sipas tij, zotërinjtë e mazhorancës duhet të kthejnë sytë nga Rama, të cilin e cilësoi si përbindësh, e të mos merren me Sali Berishën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024