“Çfarë edukate jep shkolla për nxënësit”, Beqiri kritika për ministren Kushi

17 Maj 2023 | 08:07

Avokati Idajet Beqiri, kritikoi ministren e arsimit Evis Kushi, për deklaratën që bëri kjo e fundit në lidhje me humbjen e jetës së 15-vjeçarit në Gramsh pasi u plagos me thikë si pasojë e një sherri.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai tha se ngjarja vërtetë nuk ndodhi brenda ambienteve të shkollës, por sipas tij problemi qëndron te edukata që marrin fëmijët në shkolla për parandalimin e këtyre ngjarjeve të rënda.

“Ministrja e Arsimit vrapoi duke thënë se ngjarja nuk ndodhi brenda shkollës, por problemi është se çfarë edukate ju jep shkolla këtyre nxënësve, çfarë roli ka arsimi, testet shkolle në mënyrë që mos të ndodhin këto gjëra. Ajo që është më kryesore është se ambienti jonë është i mbushur me një lloj gjuhe urrejtje, me një lloj vrazhdësie e mungese qetësie e komunikimi normal. Klima jonë është e tillë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024