“Berisha mund ti ndihmoj demokratët të bashkohen”, Çollaku analizon situatën në PD
Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku teksa analizoi zgjedhjet e 14 majit, tha se bashkimi i demokratëve duhet të ndodhë me patjetër në mënyrë që të mos cenohet marrëdhënia me SHBA.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se një rol shumë të rëndësishëm në bashkimin e demokratëve mund të luajë Sali Berisha.
Sipas tij shpallja e tij ‘non grata’ nga amerikanët, izoloi marrëdhënien me SHBA-në.
“Fjalë janë thënë, akuza janë lëshuar, por ne duhet të ballafaqojmë të vërtetën. Ka nëj realitet tjetër në PD që nuk e zgjidh asnjëra palë politike. Nuk është një realitet që e prodhuan palët brenda PD. Berisha mbetet në një marrëdhënie ta sanksionuar nga SHBA. Një parti e drejtuar nga një person i shpallur “Non Grata” nga SHBA, izolohet në marrëdhënie me komunikimin me SHBA. Pavarësisht se sot do ketë retorika, por në thelb këtu ishte ndarja. Marrëdhënia e PD mes SHBA duhet të jetë e pacenueshme, qoftë dhe kur bëhet fjalë dhe për njeriun më të rëndësishëm të historisë siç është Berisha. Berisha ka në dorë shumë, mund t’i ndihmoj demokratët.
Berisha duhet të ndihmoj bashkimin e demokratëve. Nëse ky vullnet ndodh tjerat mund të bëhen “- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton