S’ka fitues në derbi, Tirana e Partizani ndajnë pikët, java e 33 e Superligës

18 Maj 2023 | 16:51

Mbi 15 mijë të pranishëm, spektakël, gola dhe nervozizëm, kjo ishte panorama e derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i cili nuk pati fitues.

Kryesfida e javës së 33 u mbyll në shifrat 1-1, ndërsa nuk ndryshon renditja në tabelën e klasifikimit, me bardheblutë që udhëheqin me dy pikë më shumë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me dy kartonë të verdhë e raste të shpërdoruara.

Në fraksionin e dytë gjërat ndryshuan, me Partizanin që e nisi më mirë, duke gjetur dhe golin e avantazhit. Da Silva u ballafaqua me Bekaj, duke e mposhtur këtë të fundit dhe regjistruar rezultatin 1-0.

Në vijim bardheblutë shtuan forcën sulmuese dhe u shfaqën më kërkues, por goli i baraspeshës do të vinte nga Deliu që realizoi një supergol nga distanca. Në minutat në vijim nuk mungoi as nervozizmi, por sfida u përmbyll 1-1.

Tirana udhëheq Superligën Shqiptare me 60 pikë, dy më tepër se Partizani i cili është dhe ndjekësi më i afërt. Në përballjet e tjera, Kastrioti i vendit të fundit mposhti Egnatian, Bylis fitoi ndaj Erzenit, Kukësi triumfoi 3-0 ndaj Teutës, teksa Vllaznia u rikthye tek fitorja, duke vazhduar luftën për Evropën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026