“PD duhet të shkojë në zgjedhje”, Rudina Hajdari: Berisha? Duhen figura të reja

18 Maj 2023 | 19:12

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari tha se Enkelejd Alibeaj nuk përfaqëson demokratët dhe se dorëheqja e tij ishte një tallje për opozitën.

E ftuar në një intervistë për Euronews Albania ajo tha se ka ardhur momenti që në Partinë demokratike të zbatohet statuti i partisë dhe Berisha duhet të rimarrë konfirmimin nga demokratët.

“Përderisa Partia Demokratike ka një statut i cili e përcakton se në rastin se kryetari i partisë nuk ka arritur të përmbushë objektivat… Ky vit ka qenë një sfidë shumë e madhe për zotin Berisha, por edhe për të gjithë demokratët. Ka shumë arsye që e kanë dëmtuar rezultatin, por ne duhet të kuptojmë se disfata që pësoi partia demokratike ishte shumë e madhe.

Unë besoj se ka ardhur momenti që Partia Demokratike bashkë me zotin Berisha, duhet të reflektojë dhe të kuptojë se ka një statut që në momentin që ka një humbje të thellë të një force politike, sipas statutit të tanishëm që është firmosur nga anëtarët e Partisë Demokratike në 11 dhjetori, zoti Berisha duhet të marrë rikonfirmimin nga partia demokratike”,-tha ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023