Betimi i 4 kryetarëve në Kosovë, analisti: E pakuptimtë të bëhet jashtë komunave

18 Maj 2023 | 20:31

Analisti Nexhmedin Spahiu tha për Euronews Albania se betimi i kryekomunarëve në veri të  Kosovës do të ishte i pakuptimtë nëse do të bëhej jashtë objekteve komunale.

Sipas tij betimi i katër kryetarëve duhet të bëhet në objektet komunale përballë flamurit të Kosovës, pavarësisht se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier ka bërë thirrje që të mos përdoret forca për t’u futur në ndërtesat komunale, Kosova duhet të përballet me këto sfida.

“Nuk do kishte fare kuptim nëse betimi i kryetarëve të komunave do ndodhte jashtë objekteve komunale. Kryetarët e komunave duhet ta bëjnë betimin në objektet përkatëse dhe pranë flamurit të Kosovës. Ky betim mund të sjellë incidente, por Kosova duhet të ballafaqohet me këto sfida”-tha Nexhmedin Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023