PS-PD bashkojnë votat, Komisioni i ligjeve miraton rritjen e pagave
Mazhoranca dhe opozita miratuan në unanimitet në komisionin e ligjeve projektligjin për rritjen e pagave në administratën publike dhe institucionet e tjera kushtetuese dhe të pavarura.
Ministrja e ekonomisë dhe financave, Delina Ibrahimaj tha se përfitojnë nga rritja e pagave 130 331 punonjës të administratës.
“Ne kemi bërë një analizë të thellë dhe kemi gjykuar që nevojitet një ndërhyrje e thellë në ligjet që parashikojnë reformat për pagën. Sot ne po bëjmë realitet një rritje pagash e cila deri pak vite më parë ishte e pamenduar duke çuar pagën mesatare në nivelin 900 euro në harkun e një viti”- tha Delina Ibrahimaj, ministre e financave dhe ekonomisë.
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi vlerësoi nismën por kërkoi vëmendje më të shtuar për disa kategori më në nevojë.
“Po ti kontrollosh burrat në Lushnjes ti kthesh përmbys nuk i gjen as 50 lekë, po ti thërrasësh për kafe nuk të vijnë se thotë e kam pirë, e kishte pirë në datë 1 kur mori rrogën. Ne jemi pro rritjes së rrogave, të ishte rritur me kohë, por ka disa kategori si pensionistët, ata me ndihmë ekonomike”- nënvizoi Saimir Korreshi, deputet i PD-së.
Pas deputetëve të komisionit të ekonomisë dhe ata të ligjeve kërkuan rritje të pagave të tyre. Kërkesa u bë nga deputeti socialist Klevis Xhoxhi.
“Do i sugjeroja komisionit të ekonomisë dhe financave rishikimin e raportit të pagës në lidhjen numër 1 për funksionin në seksionin A,B,C,D”-Klevis Xhoxhi, deputet i PS.
“Me sugjerimin e kolegut relator zotit Xhoxhi që të rishikohet raporti i pagës për funksionet e seksionit A,B,C dhe D të lidhjes 1 në kuadër të parimit të hierarkisë së pagës. Kjo do të jetë pjesë e sugjerimit të komisionit tonë për komisionin përgjegjës, komisionin e ekonomisë”- përfundoi Klotilda Bushka kryetare e komisionit të ligjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria pranë heqjes së tarifave roaming me BE, One Albania prezanton investimet dhe planet e reja
Familjet në ndihmë ekonomike përfitojnë ujë falas deri në 5 m³ në muaj
Ibrahimaj: Nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin, qëllimi ynë është që të realizohet
- 20:22 Ancelotti njoftoi ndryshime kundër Haitit: Ne mundemi dhe duhet të bëjmë më mirë
- 20:19 Gabriel Magalhães: Të marrim mësime nga Arsenali dhe të reagojmë me Brazilin
- 20:09 Macron dhe Sanchez kundër kampeve të deportimit jashtë BE-së: Nuk janë efektive, bien ndesh me vlerat evropiane
- 19:53 Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur
- 19:48 Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër
- 19:41 BE-ja shpërndan 34 milionë euro për Armeninë mes ndikimit të kufizimeve tregtare ruse