Guvernatori italian: Mësimet nga tërmeti, na ndihmojnë për rimëkëmbjen nga vërshimet
Rajoni italian Emilia Romanja do të rimëkëmbet nga vërshimet shkatërruese të kësaj jave, duke i marrë parasysh mësimet e mësuara nga tërmeti i vitit 2012, ka thënë guvernatori rajonal, Stefano Bonaccini, të premten.
Numri i të vdekurve, si pasojë e vërshimeve – të shkaktuara nga reshjet e shiut – ka arritur në 14.
“Nëse ekziston një mësim që e kemi marrë prej tërmeteve, është se në çdo situatë emergjente duhet rindërtuar shpejt”, ka thënë ai.
“Asgjë nuk do të na ndalë”, ka thënë guvernatori, duke iu referuar bizneseve, turizmit dhe aktiviteteve tjera në këtë rajon të pasur.
Në disa pamje të publikuara, rajoni shihet i mbushur me ujë dhe shtëpitë janë të vërshuara. Më shumë se 15.000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Një pjesë e madhe kanë mbetur pa rrymë, dhe më pak furnizime ushqimore.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë