U qëllua me plumb në kokë në lokal, viktima në Kavajë vëllai i Edmond Gosës

21 Maj 2023 | 18:44

Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës, i cili mbeti i vdekur pak javë më parë si pasojë e një konflikti që pati me  Sali Rexha është vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Kavajë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se Gosa është qëlluar me plumb në kokë e për pasojë ka humbur e jetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë shkollës 9-vjeçare ‘Rilindja’, ku dyshohet se autori ka qëlluar me një plumb në kokë Gosën, ndërsa po pinte kafe me të atin në varandën e një lokali.

Autori pasi ka bërë vrasjen është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes për ngjarjen e ndodhur në mars ku mbeti i vrasë vëllai i viktimës dhe Altin Rexha.

Armand Edmond Gosa humbi jetën në 29 Mars 2023 në Kavajë pasi u konfliktua me Altin Rexhën, ku edhe ky i fundit mbeti i vrarë. Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë. Si pasojë e plagëve që i shkaktuan njëri-tjetrit, të dy humbën jetën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026