A do të lirohet apo jo Fredi Beleri? GJKKO tërhiqet për vendimin, çfarë kërkoi SPAK

Fredi Beleri
22 Maj 2023 | 14:52

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me dhënien e masës së sigurisë për kandidatin fitues të zgjedhjeve të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himar, Fredi Beleri.

Shyqrtimi për masën e sigurisë zgjati gati 2 orë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokuroria e Posaçme kërkoi vijimin e masës së sigurisë “Arrest me Burg”.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiri është tërhequr në dhomë Këshillimi për marrjen e vendimit. Ende nuk dihet nëse ajo do të pranojë kërkesën e SPAK, apo atë të avokatëve të zotit Beleri për zbutjen e masës së sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026