Rama tur falënderues në Mat dhe Klos: Duke na votuar ne, na keni sfiduar
Kryeministri, njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi pasditen e së hënës një takim falënderues në Mat-Klos.
Rama u shpreh se është falënderues për votën plebishitare që PS mori në gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në këtë zonë që tradicionalisht ka qenë e djathtë.
“Politika vlen dhe vota vlen dhe nuk janë të gjithë njësoj, ndryshe gjërat do shkonin keq e më keq. Në këtë votë kaq plebishitare për PS është edhe konfirmimi i besimit, por ka edhe një pritshmëri të madhe nga ne që na nderon pasi është provë se ne mund dhe do të vazhdojmë të ushqejmë sh[presën me më shumë rezultate. Ndryshimet që kanë ndodhur janë të pamjaftueshme për t’u ndalur dhe për të qenë të kënaqur. Ju na keni votuar për atë që prisni prej nesh. Këto zgjedhje janë histori ndryshimi. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën në votim, sepse duke mos na votuar ne nuk bënë as tjetrën, nuk e ngarkuan traditën e tyre të djathtë duke votuar Like floririn. Si zona tradicionalisht të djathta, duke na votuar ne, na keni sfiduar”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qafoku: Rama ishte i papërgatitur për arrestimin e Belerit, i dëmtonte imazhin
- Stërvitja “Defender 2023”, Rama: Vë në pah përmirësimin e kapaciteteve ushtarake
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara