“S’është takuar kurrë me të infiltruarin”, avokati i Belerit: Do ankimojmë vendimin
Avokati i Fredi Belerit tha për mediat se vendimi i marrë këtë të hënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për të lënë në fuqi vendimin “Arrest me Burg” Fredi Belerin dhe për Pandeli Kokaveshin do të ankimohet, pasi sipas tij, nuk ka dyshime të arsyeshme dhe prova të mjaftueshme për këtë vendim.
Gjithashtu avokati foli edhe në lidhje me pretendimet se Beleri ka takuar një të infiltruar të policisë duke thënë se nuk është aspak e vërtetë.
“Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata duke mos e pranuar dyshimin që ë3hstë ngritur për të. Nesër sipas vendimit që u dha do të shtrojmë ankimin në gjykatën e apelit, ne pretendojmë se nuk ka dyshim të arsyeshëm. Nuk është takuar asnjëherë më të infiltruarin dhe listën e emrave policisë ia ka dhënë po i infiltruari sepse nuk është gjetur kjo listë”,-tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje