Tirana edhe më pranë trofeut, bardheblutë mposhtën Laçin, Egnatia siguron Europën

22 Maj 2023 | 17:22

Tirana mposhti në transfertë Laçin duke u afruar më pranë titullit kampion të Superligës Shqiptare.

Bardheblutë vijojnë të udhëheqin kampionatin, ndërsa në vendin e dytë renditet Partizani me 2 pikë më pak, ndërsa mbeten dhe dy ndeshje deri në fundin e sezonit.

Bardheblutë fituan ndaj Laçit me rezultatin 1-3, me Hasanin që gjeti golin numër 16 në kampionatin shqiptar. Ishte pikërisht sulmuesi që zhbllokoi rezultatin më pas një dygolësh i Hilës që çuan rezultatin në 0-3, ndërsa Guindo shënoi golin e vetëm për laçjanët.

Në përballjen e luajtur në kryeqytet, Partizani likujdoi Vllazninë 2-1, me golat e Sotës e Rrapajt, ndërsa Balaj shënoi për shkodranët. Të kuqtë kanë aktualisht 61 dhe renditen në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit. Historike ishte arritja e Egnatias, e cila siguroi një biletë për në kompeticionet evropiane, ku të dielën mposhti Erzenin në një përballje që prodhoi 5 gola. Dwamena ishte heroi i Rrogozhinave, ndërsa objektivat sezonale tashmë janë të arritura.

Sa i përket fundit të tabelës, Kastrioti u mposht minimalisht nga Teuta në Niko Dovana, ndërsa Bylis barazoi me Kukësin në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026