Nga aktore në aktiviste, Jennifer Lawrence bëhet zëri i grave afgane
Aktorja fituese e çmimit Oscar, Jennifer Lawrence, ka zgjedhur të kalojë në rolin e producentes.
Së fundmi ajo ka realizuar dokumentarin “Bukë dhe Trëndafila”, që eksploron jetën e grave në Afganistanin e kontrolluar nga talebanët.
Në një intervistë për BBC, aktorja 32-vjeçare ka deklaruar se për këtë nismë të re të saj ishte frymëzuar nga sfida që një vajzë afgane i kishte bërë një lideri taleban, lidhur me mbylljen e shkollave dhe universiteteve për gratë në Afganistan.
“Zemra ime rrahu shumë shpejt kur pash videon me këtë grua që sfidonte talebanët. Këto janë gjëra që nuk i sheh çdo ditë në lajme, ndaj ajo përbën një pjesë të rëndësishme të filmit tonë, ku pasqyrohet historia e këtyre grave”, ka thënë Lawrence.
Në rrëfimin e saj për rrjetin informativ britanik, ajo është shprehur se të shohësh mënyrën se si gratë afgane kanë humbur kontrollin e jetës së tyre është diçka shkatërruese.
“Ato nuk kanë autonomi në vendin e tyre. Ndaj është e rëndësishme t’u jepet mundësia të tregojnë dhe dokumentojnë historitë e tyre”, ka shtuar Lawrence.
Filmi dokumentar është prodhuar nga kompania e produksionit që aktorja ngriti në vitin 2018 së bashku me një shoqen e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk