Zgjedhjet në SHBA, kush është sfidanti afro-amerikan i Donald Trump
Tim Scott, i vetmi republikan afrikano-amerikan në Senat, hapi të hënën zyrtarisht fushatën presidenciale për vitin 2024, në një përpjekje që mesazhi i tij të arrijë të bindë votuesit republikanë të cilët vazhdojnë të mbështesin në shumicë ish-Presidentin Donald Trump.
Në fjalimin para mbështetësve, në qytetin e tij të lindjes, 57 vjeçari Scott foli për përvojën e tij personale, i rritur në varfëri vetëm nga nëna e tij, duke e ofruar si një provë se Amerika mbetet vendi i mundësive.
Ai theksoi përparimin që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në çështjet racore në dekadat e fundit, duke thënë se SHBA nuk është një vend racist. Ndërkohë, ai sulmoi demokratët për përpjekjen për të nxitur ndarje racore për përfitime politike.
“Joe Biden dhe e majta radikale po sulmojnë çdo shkallë të këtij sistemi që më ndihmoi të ngjitem”, tha ai. “Kjo është arsyeja pse unë po shpall sot kandidaturën për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Me vetëm 1% të mbështetjes në mesin e republikanëve të regjistruar, sipas një sondazhi të agjencisë ‘Reuters’, Scott përballet me një betejë të vështirë në përpjekjen e tij për të qenë kandidati zyrtar i republikanëve që do të përballet me Presidentin demokrat Joe Biden.
Rreth 49% e republikanëve pritet të votojnë për ish-presidentin Donald Trump, sipas sondazhit të Reuters/Ipsos. Rivali më i afërt i tij, guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, pritet të hyjë në garë në ditët në vijim.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve