Berisha mbledh kryesinë, Këlliçi: Moment reflektimi, të kapërcejmë hatërmbetjet
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme kryesinë. Para nisjes së mbledhjes ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai u shpreh se është koha që të reflektojnë për gabimet që kanë bërë, ndërkohë nuk përjashtoi faktin se në zgjedhjet e 14 majit pati vjedhje votash.
Më tej Këlliçi nënvizoi se duhet të lënë pas hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin e të bashkohen.
“Ne në periudhë reflektimi jemi por kjo nuk do të thotë se vjedhja e zgjedhjeve nuk ka ndodhur, e nuk ka pasur manipulim, dhe që sot nuk ka socialist të pakënaqur. Mbledhja e kryesisë sot do të adresojë të gjithë problemet, nisur me ato para procesit zgjedhor, gjatë procesit zgjedhor dhe pas. Duhet të gjendet mënyra që ne të kapërcejmë çdo hatër mbetje e çdo pakënaqësi që kemi me njëri-tjetrin e të bashkohemin të gjithë faktorët”- tha ai.
I pyetur nga gazetari i Euroneës Albania, Ardit Hoxha nëse do të ketë dorëheqje të Berishës, pas humbjes së zgjedhjeve, Këlliçi theksoi:
Reflektim do të thotë se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh, në lidhje me lidershipin mjafton ti referoheni statutit të PD e i merrni përgjigjet. Ka ikur koha e dëshirave personale, Kjo është një çështje reflektimi që duhet të shohim se çfarë ka shkuar mirë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar