Si na ndryshoi pandemia? Fëmijët më shumë ëmbëlsira dhe orë para TV
Pandemia e COVID-19 mbaroi, por periudhat e gjatë të izolimit kanë lënë pas disa ndryshime si në dietën ushqimore, aktivitetin fizik dhe sjelljet e përditshme ndaj të cilave ndikohet dhe mirëqenia shëndetësore.
Ekspertët e shëndetësisë botërore kanë marrë në analizë periudhën 3-vjeçare të pandemisë, duke dalë në përfundimin se 30% e familjeve në Europë filluan të përgatisin ushqimin në shtëpi, duke ndikuar në përmirësimin e dietës ushqimore dhe reduktimin e ushqimeve të dëmshme.
Por paralelisht me këtë, fëmijët shtuan konsumin e ëmbëlsirave gjatë pandemisë. Një në 5 prindër që morën pjesë në sondazhin e Iniciativës Evropiane të Mbikëqyrjes së Obezitetit të Fëmijëve të OBSH-së, raportuan se fëmijët e tyre filluan të konsumonin më shumë ëmbëlsira, si karamele, ëmbëlsira, akullore dhe pasta.
Marrja më e lartë e sheqerit lidhet me një rrezik në rritje të kariesit dentar dhe obezitetit. Europa po përballet me një epidemi të obezitetit tek fëmijët, ku 1 në 3 fëmijë është obez.
Kufizimi i lëvizjes, ndaloi njerëzit në zhvillimin e aktiviteteve sportive, e për pasojë 30% e fëmijëve, u bënë më pak aktivë, ndërsa 35% shpenzuan më shumë kohë përpara televizorit apo me videolojëra dhe rrjete sociale.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit