EMRI| Vrasja në Kavajë, shoqërohet shoku i Habib Rexhës
Policia e Kavajës ka shoqëruar shtetasin Ervis Kurti, i cili transportoi me makinë 31-vjeçarin Habib Rexha pasi vrau Arjan Gosën 2 ditë më parë në Kavajë.
Vetë Rexha dëshmoi në polici se ishte në shoqërinë e një mikut të tij kur ka parë Arjan Gosën dhe në gjaknxehtësi e sipër e ka vrarë me një plumb në kokë.
Ai rrëfeu se miku i tij e kishte shoqëruar me makinë pas vrasjes në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës.
Habib Rexha u vetëdorëzua sot, 2 ditë pasi vrau me një plumb në kokë Arjan Gosën në Kavajë, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij 2 muaj më parë.
Në dëshminë e tij në polici, Rexha ka thënë se ditën e ngjarjes ka qenë rastësisht në të njëjtën zonë me Arjan Gosën dhe se në makinë ka qenë me një shokun e tij, i cili nuk ka qenë në dijeni të situatës.
LEXONI GJITHASHTU:
Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
Nga ironia te kritikat, pankartat pikante në ditën e 7-të të protestës
Zgjerohet protesta edhe në Elbasan, në thirrjet e qytetarëve brohoritet për të drejtat e tyre
- 22:24 Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike
- 22:21 Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
- 22:20 Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus
- 22:09 Malkaj debat me përfaqësuesin e PS: Kudo që ka protestë do jem aty, Muharremi: Qytetarët kanë zgjedhur vizionin tonë
- 22:00 Shqipëria humbet edhe miqësoren e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri, Luksemburgu fiton në Tiranë
- 21:14 I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i pajetë studenti amerikan