Loku për rrogat e deputetëve: Abuzojnë me indiferentizmin e njerëzve të thjeshtë

24 Maj 2023 | 08:09

Anëtarja e Këshillit Bashkia, Rigerta Loku Tushaj, u shpreh se ka deputetë që nuk kanë dalë kurrë në terren dhe që i është rritur rroga.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”  në Euronews Albania, ajo theksoi se nëse rritja e pagave të deputetëve do të bëhej para zgjedhjeve do të kishin humbur shumë vota.

Mes të tjerash nënvizoi se deputetët abuzojnë me indiferentizmin e njerëzve të thjeshtë.

“T’i rrisësh pagën vetes direkt pas zgjedhjeve lokale është absurde. Po të bëhej para, do kishin humbur vota. Kushtet ekonomike në terren nuk janë ato që paraqiten në studiot televizive apo në interpelanca. Unë jam e sigurt se paga minimale nuk ka mbërritur ende në Mirditë. Niveli i biznesit në zonat e vogla nuk e përballon dot që të paguajë dy punëtorë me 200 mijë lekë. Jam e bindur se deputetët as që duan t’ia dinë se çfarë ndodh me njerëzit në terren. Ata marrin votat në zonat tona dhe ikin e jetojnë në Tiranë. Ata në fund të fundit mirë na e bëjnë. Ata abuzojnë me indiferentizmin e njerëzve të thjeshtë”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024