Mjekja sqaron shenjat: Skizofrenia shfaqet gradualisht, fillon që në moshën 14-vjeçe

24 Maj 2023 | 08:39

Psikiatrja Irena Thomo u shpreh se skizofrenia është një sëmundje shumë e rëndë.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo theksoi se kjo sëmundje mund të filloj që në moshën 14-vjeç, ndërsa shtoi se fillon e rëndohet gradualisht nëse nuk kurohet që shfaqjen e shenjave të para.

Më tej ajo theksoi se kjo sëmundje ka pasoja të rënda në funksionimin e një personi në aktivitetin e përditshëm.

“Është një sëmundje mjaft e rëndë, është sëmundja që në 30% të rasteve ka një ecuri progresive me rëndim të gjendjes e me instalim që atyre ne u themi deficite të rënda të funksionimit. Kjo sëmundje fillon herët, pikërisht në atë moshë që individi përgatitet për të përparuar nga ana akademike. Është individ që pas marrjes së diplomës mund të shfaqë simptoma të tilla që dëmtojnë për të kryer aktivitetin e përditshëm apo për  të funksionuar në punë. Sëmundja rëndohet gradualisht, dhe nëse kapet në kohën e duhur kurohet. Sëmundja mund të filloj në moshën, 13, 14-vjeç e 16-vjeç”- theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024