“Prishtina e Tirana rivalizojnë njëra-tjetrën”, Andoni: Po na ndajnë

24 Maj 2023 | 11:07

Analisti Ben Andoni është shprehur se Kosova e Shqipëria kanë një dualizëm të frikshëm, teksa e ka krahasuar me Serbinë ku të gjithë projeksionet drejtohen nga Beogradi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se Tirana e Prishtina po rivalizojnë njëra-tjetrën, dhe për këtë fajësoi kryeministrin Edi Rama.

Më tej , ai nënvizoi se nëse nuk bëhet një lloj projeksioni ideologjik kombëtar, dy vendet do ta kenë shumë të vështirë.

“Po ta shikoni me kujdes botën serbe, të gjithë projeksionet shkojnë drejt kryeqytetit, drejt Beogradit. Duan apo s’duan, përveç Republikës Sërpska ku Dodik bën një lloj kërshillëku me Beogradin, të gjithë hapësirat e tjera i kanë sytë nga Beogradi. Ne kemi një dualizëm shumë të frikshëm. Prishtina dhe Tirana po rivalizojnë njëra-tjetrën. Nëse do të vazhdojë ky protagonizëm pafund i Ramës e nëse nuk bëhet një projeksion ideologjik kombëtar për një lloj shqiptarizmi, ne do e kemi shumë të vështirë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026