“Duam të jesh kryetari jonë”, Basha-të riut: Nuk kam nisur akoma fushatë
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi pasditen e kësaj të mërkure një takim me të rinjtë demokrat. Në këtë takim Basha është shfaqur më sportiv se kurrë dhe u kërkoi të pranishmëve të ishin sa më pak formal dhe sa më shumë të relaksuar.
Një nga të rinjtë, i tha Bashës, se të rinjtë demokrat duan që ai të rikthehet në drejtimin e Partisë Demokratike, por Basha iu përgjigj se nuk janë mbledhur për këtë arsye. Ai tha se nuk e ka nisur ende një fushatë të tillë dhe se tani momenti është për të reflektuar mbi arsyet që të rinjtë nuk shikojnë asnjë alternativë te politika aktuale.
“Unë nuk kam nisur ndonjë fushatë. Ju falenderoj për mbështetjen dhe suportin ndaj meje, por dua që këtu të jemi të relaksuar dhe të flasim për problematikat me të cilat përballen të rinjtë. Dua t’i rikthehem edhe një herë te arsyeja se përse nuk dolën më shumë të rinj për të votuar? Mungesa e alternativës. Pse arritëm këtu?
Me aq sa e ndoqa unë fushatën, fushata vetëm ofertë nuk ishte. Ishte tallje, zhurmë, tallava por jo ofertë. Politika na është kthyer në një shfaqje që ka qëllimin të zbavisë. A mundet politika e cila është instrumenti i vetëm i zhvillimit të kthehet në tallave? Si do I zgjidhim ne problemet e vendit nëse gjithçka e kthejmë në një shfaqje? Ka kohë që nuk flitet për hallet dhe problemet e njerëzve”, -tha ish-kreu I Partisë Demokratike Lulzim Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje