Avokati serb: Janë me qindra mijëra rusë që do marrin nënshtetësinë serbe

24 Maj 2023 | 19:30

Cedomir Stojkoviç, avokat serb tha në një intervistë për Euronews Albania se janë me qindra mijëra rusë që pritet të marrin nënshtetësinë serbe.

Stojkoviç u shpreh se kjo është një marrëveshje mes Beogradit dhe Moskës për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, gjë që sipas tij duhet ndaluar.

“Vuçiç prej dekadash përdor të njëjtat metoda që presidenti Putin përdor në Rusi ndaj tani kemi disa qindra mijëra rusë në Serbi dhe ajo që Vuçiç do të bëjë është që t’u japë atyre nënshtetësinë. Pra kemi rrezikun që rreth 200 mijë rusë të marrin nënshtetësinë brenda 12 muajsh gjë që është absurde pasi asnjë vend në botë s’e ofron një gjë të tillë. Jam i bindur që kjo është një marrëveshje mes Beogradit dhe Moskës  për të krijuar marrëdhënie mes dy vendeve. Ne duhet ta luftojmë këtë marrëveshje shumë fort”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023