“Ishim të fundit në rajon” Rama: Luftuam për rritjen e pagave, të tjerat janë dokrra
“Luftuam për rritjen e pagave”, kështu tha kryeministri Rama duke shtuar se në fillim të qeverisjes së tij Shqipëria ishte e fundit për pagat e administratës në rajon ndërsa sot do vendoset në nivelet më të larta.
Ai tha se Shqipëria në kohën kur ai nisi qeverisjen ishte e fundit dhe me dieferencë në rajon sa u takon pagave të administratës publike e për rritjen e tyre ju desh të luftonin. Ndërsa akuzat e opozitës sipas tij janë “dokrra hini”.
“Pasqyra e pjesëmarrjes flet pak më ndryshe. Shqiptarët nuk na kanë braktisur ne të gjithëve, ata braktisën një pjesë nga ne. Sa i takon pjesës së majtë që unë përfaqësoj, shqiptarët jo vetëm nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se më parë.
Braktisësit e të gjitha moshave, kërkojini te mënyra se si e lexoni këtë botë, si e mendoni Shqipërinë, te mënyra si e interpretoni Shqipërinë dhe shqiptarët. Kjo është një këshillë e pakërkuar që unë ua kam dhënë që në fillim. Sot jam i lehtësuar se vijmë për të kaluar një projekt të cilin kemi dashur ta kalojmë vite më parë e për të cilin kemi luftuar çdo ditë.
E kemi marrë këtë vend kur tabela e klasifikimit ishte 259 euro paga mesatare, ndërkohë që Kosova e kishte 444 euro, Serbia 537 euro dhe Mali i zi 726 euro. kemi qenë jo thjeshtë të fundit, por të fundit me diferencë. Sot ne i hapim rrugën një procesi që në harkun e këtij viti, pra në prillin e ardhshëm do na çojë në pagën mesatare 900 euro. Me këtë parashikim ne ngjitemi në nivelet më të larta të rajonit”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat me Izraelin janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar