Protestuan para Kuvendit, policia në zyrat e Lëvizjes Bashkë
Lëvizja Bashkë me drejtues Arlind Qorin ka denoncuar ndërhyrjen e policisë në zyrat e tyre pak orë pas protestës para Kuvendit kundër rritjes së pagave për deputetët dhe ministrat.
“Vetëm pak orë pas aksionit të sotëm kundër rritjes skandaloze të pagave të deputetëve e ministrave, në selinë e Lëvizjes BASHKË kanë mësyrë forca të Policisë së Shtetit. Këta të fundit, pa asnjë lloj të drejtë dhe pa asnjë lloj mandati ligjor, po tentojnë të arrestojnë aktivistët tanë.
Kjo është një tentativë e dëshpëruar për të na kërcënuar të mbyllim gojën ndaj padrejtësive, por ne nuk frikësohemi! E drejta do të triumfojë! Solidarizohuni!”, shkruhet në faqen zyrtare të Lëvizjes Bashkë në Facebook.
Aktivistët e Lëvizjes Bashkë mbajtën këtë të enjte një protestë në ambientet e jashtme të parlamentit, ku kundërshtuan rritjen e pagës së deputetëve dhe kërkuan miratimin e minimumit jetik.
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, sulmoi në fjalën e tij deputetët e parlamentit, të cilët i cilësoi si njerëz të pa shkolluar që nuk e meritojnë pagën që marrin.
Qori nënvizoi se në një vend ku pensioni minimal është 80 mijë lekë të vjetra, deputetët nuk e meritojnë kurrësesi një pagë prej 3 milionë e 100 mijë lekë të vjetra.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit