Bujar Osmani në Serbi, takohet me homologun e tij serb Ivica Daçiç

26 Maj 2023 | 11:09

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryesues me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropës (OSBE), Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Beograd është takuar me homologun e tij serb, Ivica Daçic

“Pajtimi, ndërtimi i besimit dhe lufta kundër korrupsionit, këto tema të rëndësishme,  janë prioritetet kryesore për Ballkanin Perëndimor të kryesimit tonë me OSBE-në. Janë pika lidhëse, përpjekje të përbashkëta, të cilat mund dhe duhet të na bashkojnë të gjithëve”, tha Osmani në takimin me Daçiçin.

Në mënyrë të veçantë, Osmani u ndal edhe te problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Të adresohen çështjet e integrimit të mëtejmë të komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe, përmes planit shtatë pikash si dhe të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet lidhur me pasivizimin e adresave që shpresojmë të adresohen brenda kornizës kushtetuese të Serbisë, tha kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në Beograd

Osmani mes tjerash në konferencën për media tha se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Në këtë kontekst iu referua edhe rëndësisë së takimit i cili u mbajt në Ohër ku u hap rruga për normalizimin e marrëdhënieve.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026