Mentor Kikia: Protesta e djeshme thellësisht politike, policia e Lleshajt ka treguar se është më e dhunshme dhe agresive
Gazetari Mentor Kikia tha për Euronews Albania se protesta e zhvilluar dje për të kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie është një lajm i mirë, përtej dëmeve ekonomike që mund të ketë shkaktuar, pasi sipas tij çdo protestë tregon se shoqëria është vitale.
Sipas tij, protesta e djeshme është thellësisht politike, pasi mesazhi është i qartë, kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm, por ajo duhet ndarë nga partiakja.
“Mesazhi është i qartë, kërkohet dorëheqja e ministrit, kjo protestë është thellësisht politike, por duhet ndarë nga partiakja. Çdo protestë në thelb është politike, aq më tepër që në këtë rast i drejtohet drejtpërdrejtë kryeministrit e ministrit”, tha z. Kikia.
Rasti i kësaj ngjarjeje sipas z. Kikia nuk ka të bëjë vetëm me një polic, por me mendësinë drejt të cilës sipas tij po rrëshqet policia nën drejtim e Sandër Lleshajt, që duket më agresive dhe e dhunshme.
“Rasti i kësaj ngjarjeje është se nuk kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore, as me vrasje me paramendim, kemi të bëjmë me një incident të tipit; personi që s’ka ndaluar duhet të ketë pasur një arsye, nuk u vra se nuk kishte maskë apo kishte thyer orën policore, ka pasur diçka që ende s’është sqaruar. Problemi është pak më i thellë.
A ka këtu një frymë që polici ka nxjerrë armën duke menduar se uniforma apo eprorët do të mbrojnë? Policia e Lleshajt ka treguar se është më e dhunshme, më agresive. A kemi një rrëshqitje të policisë drejt elementit të dhunës?” u shpreh z. Kikia.
Ai tha se përgjegjësia në rastin e kësaj ngjarjeje është e trefishtë; personale, administrative dhe morale, teksa theksoi se kjo e fundit ka të bëjë me një mentalitet dhe kulturë që pothuajse nuk ekziston në Shqipëri.
Dhe përgjegjësia e fundit është morale dhe politike që s’ta detyron askush ta mbash, por lidhet me përgjegjësinë politike dhe njerëzore që ka drejtues i institucioneve. Por politikanët tanë nuk e bëjnë këtë gjë, ne kemi paguar kosto shumë të rënda për njerëz që nuk e ndiejnë përgjegjësinë e dorëheqjes. Në ‘97 u dogj Shqipëria se Berisha nuk jepte dorëheqjen. Dorëheqja është një çështje e kulturës dhe mentalitetit të cilin ne nuk e kemi”, tha gazetari.
Ndiqni intervistën e plotë:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik