Nga mashtrimi i shoqes te 340 mijë € e familjes Ferracaku, zbardhet dëshmia e Deraj
Gjykata e Tiranës la në burg 30-vjeçaren Milena Deraj e arrestuar për mashtrim në vlerën e 570 mijë eurove. Ajo ka deklaruar se për këtë histori është kërcënuar nga 4 banda, madje se është marrë edhe peng.
Edhe pse avokati i saj kërkoi një masë më të butë sigurie me pretendimin se klientja e tij është nënë e një fëmije 3 vjeç, gjykata e la në burg të akuzuarën për mashtrim me pasoja të rënda Milena Deraj. Nga hetimet ka rezultuar se ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, ka mashtruar anëtarë të familjes Ferracaku në Shkodër, duke i marrë 340 mijë euro me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për të shmangur 2 burgime të përjetshme për një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë në vitin 2021.
Sipas dosjes hetimore 30-vjeçarja kishte premtuar se për këtë çështje do të komunikonte me avokatin Arjan Ndoja, ish-prokuror, i cili nuk e mori përsipër.
Në këto kushte anëtarë të familjes Ferracaku kërkuan nga 30-vjeçarja të kthente paratë madje edhe nëpërmjet kërcënimeve. Po kështu e akuzuara për mashtrim, pretendon se ka njohje edhe me ish-deputetin Tom Doshi ku dhe ky i fundit i ka kërkuar që t’i kthejë paratë. Deraj akuzohet se ka mashtruar edhe shoqen e saj duke i marrë 230 mijë euro me premtimin për investim në bonot e thesarit por pa i kthyer ndonjëhërë paratë.
LEXO GJITHASHTU:
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 20:47 Berisha për protestën: Duhet të finalizohet me sukses, është detyrim ndaj martirëve të lirisë
- 20:43 Rusia rrit ndihmën humanitare për Kubën duke dhënë 2 milionë dollarë
- 20:39 Ministri Hoxha takim me homologen kanadeze në Ankara: Mundësi të reja bashkëpunimi në ekonomi
- 20:32 Macron: Po i kthejmë Sirisë 51 milionë euro nga prona e konfiskuar e familjes Assad
- 20:27 Maratona nuk fitohet me nisjen e shpejtë, studimi zbulon avantazhin e grave në ritëm
- 20:20 Argjentina përmbys Egjiptin dhe siguron çerekfinalen, Messi protagonist i madh