Plagosja në Kuçovë, zyrtare nga policia: Kemi shpallur në kërkim disa autorë
Një person ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së premtes në Kuçovë.
Donald Grymshi është transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar, ndërsa policia ka bërë me dije se ka shpallur në kërkim 4 persona për ngjarjen që ndodhi rreth orës 23:30 në lagjen “1 Maji”.
Si rezultat i punës hetimore profesionale intensive të bërë nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë në bashkëpunim me shërbimet e DVP Berat, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar, shtetasve: L.S., 22 vjeç, A.Th., 22 vjeç, V.P., 23 vjeç, dhe A.T., 23 vjeç, të katërt banues në Kuçovë, thuhet në njoftimin e policisë.
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri Grymshin.
Vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar