Të shtëna me armë në Kuçovë, një i plagosur rëndë transportohet drejt Tiranës
Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në qytetin e Kuçovës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donal Grymshit.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës, pasi është shtetas me banim në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit që pas plagosjes u largua nga vendngjarja.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar