Ultimatum nga BE, Borrell i telefonon Kurtit: Të qetësohet situata në Veri

29 Maj 2023 | 10:33

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka biseduar mbrëmë me përfaqësuesin e  Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Sipas Kurtit tema kryesore ishte lidhur me çështjet aktuale, përfshirë edhe pas zgjedhjet në katër komunat në veri.

“Theksoi se kryetarët e zgjedhur do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët. Është e rëndësishme të intensifikohet dialogu për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar KurtiTwitter.

Borrell, tha se Prishtina duhet të situatën në veri dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues.

Borel dhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, bidesuan rreth situatës në veriun e Kosovës

“Fola me Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina të depërshkallëzojë situatën dhe të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm e destabilizues”, shkroi borell

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Kosova duhet që të qetësoj situaten situatën dhe të mos ndërmarrë hapa destabilizues

“Kam folur me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth Kosovës. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në dialogun e udhëhequr nga BE-ja tani, si mënyra e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të depërshkallëzojë dhe të mos marrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues. Misioni i NATO-s, KFOR, do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt”, ka shkruar ai në Twitter.

Aleanca e NATO’s dje i ka bërë thirrje Kosovës që të qetësojë situatën në veri të vendit, një ditë pas tensioneve që u krijuan atje.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, përmes një postimi në Twitter tha se të gjitha palët duhet t’i zgjidhin çështjet përmes dialogut, derisa theksoi se KFOR’i mbetet vigjilent në këtë rajon.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi zëdhënësja e NATO-s

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026