Me pistoletë dhe koakinë, arrestohet i ‘forti’ në Tiranë. Procedohet vajza në makinë
Një 37-vjeçar, i identifikuar si Andi Zoga, është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi u kap në flagrancë duke qarkulluar në automjet i armatosur dhe me lëndë narkotike.
Policia bën me dije se ka proceduar penalisht dhe pasagjeren në automjet një shtetase 35-vjeçare.
Uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit me municionin luftarak, si dhe sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe kanabis.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Sunday”.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Golem. Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja E. B., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.
Në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. Z., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe sasi lënde të dyshuar narkorike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të çantës së shtetases E. B. (pasagjere në mjet), gjetën sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sëbashku me pistoletën dhe kokainën”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve