Balluku inspekton Rrugën e Arbrit: Ja pse po zgjasin punimet në tunelin e Murrizit

29 Maj 2023 | 15:59

Zv. kryeministrja Belinda Balluku njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ka inspektuar punimet në tunelin e Murrizit.

Ajo ka treguar se përse edhe pas kaq shumë vitesh, duke qenë se punimet kanë nisur në 2018-tën ende nuk është përfunduar si projekt.

“Tuneli i Murrizit ka qenë një nga problematikat më të mëdha që ne kemi hasur, e kemi komunikuar dhe këtë publikisht për të sqaruar qytetarët pse ka pasur shtyre vendimmarrje nga ana e Këshillit Teknik të ARRSH-së dhe nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi këtu gjendemi në shtresa gjeologjike argjilore dhe sigurisht Murrizi njihet si baseni ujor i Tiranës, kjo ka qenë dhe arsyeja pse Tirana është ngritur si qytet në një zonë të afërt me burime natyrore ujore kaq të pasura. Kur ka nisur puna janë përballur me katarakte të tëra uji që binin mbi shtresat argjilore duke i shkrirë ato,” – u shpreh Balluku.

Sipas saj gjeologjia komplekse ka çuar në përballjen me situata që kanë marrë më shumë kohë nga sa ishte parashikuar.

Tashmë ka ngelur dhe procesi i betonimit, ku në tunelin kryesor ky proces ka ecur me ritme më të shpejta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026

Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, duke...
21:44 | 04/07/2026