Peleshi për situatën në Veri: Dialogu, zgjidhja e vetme për stabilitetin në rajon

29 Maj 2023 | 21:31

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije në faqen e tij zyrtare në Facebook shqetësimin për situatën në veri të Kosovës.

Ai ka uruar shërim të shpejtë për ushtarët e KFOR-it që u plagosën në përplasjen e tyre me protestuesit serbë.

“Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon,” – është shprehur Peleshi.

Ndërkaq, Albin Kurti reagoi përmes një postimi ku shkruante se dënojnë dhunën dhe mbrojnë paqen, ndërsa në një konferencë për media, presidenti serb Vuçiç akuzoi Kurtin për gjithë situatën e krijuar në veri.

Ai solli në vëmendje se ushtria është gati në rast se populli do të sulmojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026