Nuk kanë fund telashet për Juventusin, tjetër dënim për ekipin italian
Probleme e Juventusit nuk kanë të sosur, po ashtu dhe dënimet ndaj tyre.
Këtë të martë klubi bardhezi ka dalë sërish përpara organeve të drejtësisë, ndërsa ka pranuar fajin në lidhje me problemet e pagesave të futbollsitëve ose ndryshe plusvalencat.
Në faqen zyrtare të klubit bëhet me dije se Juventusi është gjobitur me 718 mijë euro, ndërsa pas marrëveshjes me prokurorinë federale përfitoi dënim më të zbutur.
Për torinezët i rëndësishëm është fakti që nuk u penalizuan me pikë duke qenë se në këtë sezon morën një penalitet me 10 pikë për shkak të çështjes së plusvalencave. Aktualisht Juventusi gjendet në vendin e 7-të dhe ka siguruar biletën për në Conference League në sezonin e ri futbollistik.
Gjobat nuk kanë munguar as për drejtuesit e bardhezinjve, ndërsa ish-presidenti Andrea Agnelli, ka vendosur të vijojë procesin i ndarë nga klubi. Llogaritë e Juventusit janë të hapura me UEFA-n e cila vijon kërcënimet në distancë ndaj klubit, ndërsa do të pritet një vendim përfundimtar në vijim.
Në rast dënimi, klubit torinez nuk do të jetë pjesë e kompeticioneve evropiane në sezonin pasardhës.
LEXO GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur