“Fitorja nuk është triumf politik”, Veliaj: Mundësi për punë e projekte të reja
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një takim me banorët e njësisë numër 1 në kryeqytet deklaroi se fitorja në 14 maj është një mundësi për më shumë punë dhe projekte të reja.
Në vijim të turit të falenderimeve në çdo njësi të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u ndal në një takim me banorët e njësisë numër 1 ku deklaroi se fitorja e 14 majit nuk duhet parë si një triumf politik, por si një mundësi për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve njësoj.
“Pavarësisht kë votove, Partia Socialiste, kryetari ynë dhe Këshilli Bashkiak është këtu që të të shërbejë ty, familjes tënde, fëmijëve të tu, sepse në këtë qytet ne njohim vetëm ngjyrat kuqezi të flamurit, të kombit tonë, dhe kulturës sonë, për t’u shërbyer të gjithëve kudo ku janë, pa asnjë dallim”- tha Veliaj.
Veliaj kërkoi bashkëpunimin e të gjithë këshilltarëve bashkiakë, përfshirë edhe atyre të opozitës.
“Ftesa për çdo njeri është: Ne duam t’u shërbejmë të gjithëve, edhe atyre që janë demokratë e që votuan parti të tjera. Në Këshillin Bashkiak kemi 34 mandate, nga 31 që na duhen, nuk kemi nevojë për asnjë forcë tjetër, por ne kemi dëshirë, që edhe ata të tjerët që mendojnë ndryshe, për ta çuar Tiranën përpara”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës