Tensionet në vend, ambasadorja Yuri Kim përsërit thirrjet për vetëpërmbajtje

12 Dhjetor 2020 | 14:02

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka përcjellë tjetër mesazh mbi zhvillimet në Shqipëri, ku prej katër ditësh vijojnë protestat dhe tensionet, si shenjë revolte për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Kryediplomatja ka reaguar pas një artikulli të publikuar në median elektronike Lapsi. al, të cilin e cilëson si jokorrekt.

Ajo thotë se ndryshe nga se shkruhet në artikullin e kësaj mediaje, ambasada e ShBA u ka bërë thirrje të gjitha palëve të reagojnë me përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre për të mbrojtur të drejtat dhe zërin e qytetarëve.

“Amb. e SHBA u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen & që zërat e tyre, përfshirë atyre në protestë, të kenë mundësi të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë”

Ambasadorja Kim ka publikuar reagimin e djeshëm, përmes të cilit kërkon të dëshmojë se SHBA nuk ka dënuar ish-pushtetarët e para tetë viteve për dhunën e tensionet, siç ajo thotë se shkruhet në artikull. Diplomatja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se apeli i saj është pa dallime partiake dhe gjithëpërfshirës.

“Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të përkeqësojnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën”,  thuhet në shënimin e ambasadores Yur Kim.

Lexoni gjithashtu: 

Tensionet në vend, PD: Dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e revoltës

Sulmi i selisë së PS në Shkodër, reagon Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë

Djegia e selisë së PS-së Shkodër, Voltana Ademi: Njoftuam policinë, ndërhyri 45 minuta me vonesë

Tensionohet situata në Shkodër, sulmohet selia e PS-së, ndërhyn FNSH

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026